Ndotja%20Ajrit

Ndotja e ajrit ndodh kur sasi të dëmshme ose të tepërta të substancave përfshirë gazet, grimcat dhe molekulat biologjike futen në atmosferën e Tokës. Mund të shkaktojë sëmundje, alergji dhe madje edhe vdekje te njerëzit; gjithashtu mund të shkaktojë dëm për organizmat e tjerë të gjallë si kafshët dhe kulturat ushqimore, dhe mund të dëmtojë mjedisin natyror ose të ndërtuar. Si aktivitetet njerëzore ashtu edhe proceset natyrore mund të gjenerojnë ndotje të ajrit.

Ndotësit që do të maten dhe monitorohen janë 8 dhe që kanë një rol kyç në përcaktimin e cilësisë së ajrit që ne thithim janë: PM2.5, PM10 CO, CO2, SO2, NO2, O3, dhe Voc. Secili prej tyre është një indikator i shkarkimeve të cilat vijnë si pasojë e ndotësve.

Qëllimi i këtij monitorimi është që të krijohet një rrjet monitorimi të cilësisë së ajrit duke përfshirë: përzgjedhjen e ndotësve, përzgjedhjen e vendeve që do të monitorohen, frekuenca, kohëzgjatja e marrjes së mostrës, teknika e marrjes së mostrës, dhe pajisjet. Në fund të projektit me informacionin që do të mblidhet së bashku me grafikët e tendencave Organizatat e Shoqërisë Civile  do të advokojmë për politika më të mira dhe ndërgjegjësim mjedisor mbi ndotësit që lidhen me cilësinë e ajrit.