Studimi: Flota e vjetër prej 305 autobusësh, ndër ndotësit kryesorë të ajrit në kryeqytet

Sipas të dhënave  të publikuara në Raportin Vjetor të Qeverisjes Lokale në Ballkanin Perëndimor, flota e vjetëruar e autobusëve të Tiranës është ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në norma të rrezikshme. Në seksionin “De-karbonizimi i sektorit te transportit publik në Tiranë” realizuar nga ekspertët Rodion Gjoka dhe Gerti Delli dalin në pah të dhëna shqetësuese. Duke analizuar të dhënat e vendosura në dispozicion nga Bashkia Tiranë, raporti thekson se trafiku, cilësia e karburanteve dhe e mjeteve e rendisin transportin publik si ndotës tejet të rrezikshëm në kryeqytet.

 

Klikoni këtu për më tepër.