Green Lungs
Gjelbërimi Urban
“Gjelbërimi Urban”, në këtë projekt, do të ...

Ndotja Ajrit
Ndotja e ajrit ndodh kur sasi të dëmshme ose të tepërta t&eu...

Ndotja Akustike
Ndotja e zhurmës është zhurma shqetësuese me ndikim të ...

Monitorimi I Ujit
Ndotja e ujit është një nga shqetësimet më të mëdha mjedisore, pasi ndiko...

Monitorimi i Tokës
Monitorimi i cilësisë së tokës përbën një aspekt kyç në vlerësimin e s...

Air Quality Information

ÇFARË ËSHTË GREEN LUNGS?

Për të shtatin vit radhazi, Co-PLAN vazhdon monitorimin alternativ mjedisor përmes nismës Green Lungs.

Green Lungs është një nga nismat e shoqërisë civile, e cila qëndron si burimi i vetëm i informacionit në lidhje me monitorimin alternativ të cilësisë së ajrit, niveleve të zhurmës dhe shërbimeve të ekosistemit, me fokus në gjelbërimin urban.

Nisma për monitorimin alternativ të cilësisë së ajrit fillimisht është mbështetur financiarisht nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri për periudhën 2017–2021, më pas është mbështetur nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) përmes fazës së parë të projektit GreenAL 2021–2023. Duke vënë re interesin për të dhëna mbi monitorimin e ndotësve kryesorë të ajrit në qytetet e vendit, kjo metodologji do të vazhdojë të zbatohet edhe për periudhën 2024–2027 me mbështetjen financiare të Sida përmes GreenAL.

KU PO MONITOROJMË?

Monitorimi po zhvillohet në gjashtë bashki të vendit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Kavajë dhe Fier, kryesisht në zonat urbane të këtyre bashkive.

Për monitorimin e cilësisë së ajrit, pajisjet që po përdoren janë Aeroqual S500 dhe IQAir. Parametrat që maten me pajisjen Aeroqual janë: PM2.5, PM10, NO2, CO2. PM2.5 po monitorohet gjithashtu me pajisjen IQAir.

Për monitorimin e ndotjes akustike, po përdoret pajisja Testo 815.
Për monitorimin e cilësisë së ujit, po përdoren pajisjet LaquaTwin dhe HORIBA Multiparameter U-52 Meter.
Për monitorimin e cilësisë së tokës, po përdoren pajisjet LaquaTwin dhe mjete të tjera.

0
Pemë të numëruara
0
Pika kontrolli ajri
0
Pika kontrolli akustike
0
Vullnetarë të regjistruar

Përqendrimet Limit të Ndotësve të Ajrit

Ndotësi Standardet
Shqipëri EU-27 U.S.A EPA WHO
PM 2.5 (μg/m3) 20 10 9 5
PM 10 (μg/m3) 40 20 150 15
CO2 350 350 450 350
NO2 (μg/m3) 60 40 53 10

Përqendrimet Limit të Ndotjes Akustike

Mjedisi Efekti kritik në shëndet LAeq (dBA) Koha bazë (orë) LAmax Fast (dB)
Jashtë banese Bezdi (shqetësim) i seriozë gjatë ditës dhe mbrëmjes 55 16 -
- Bezdi (shqetësim) i mesëm gjatë ditës dhe mbrëmjes 50 16 -
Zona industriale, tregtare, qarkullimi i trafikut (mjediset jashtëm dhe i brendshëm) Dëmtim dëgjimi 70 24 110
Mjediset publike, të jashtme apo të brendshme Dëmtim dëgjimi 85 1 110
Parqet natyrore dhe zonat e mbrojtura Prishje e qetësisë #3 - -