“Gjelbërimi Urban”, në këtë projekt, do të përfshijë parqe qytetare, gjelbërimin në rrugë (pemë, shkurre dhe bimë të ulëta), zona të gjelbra në brigje lumenjsh e liqenesh (gjelbërimi vertikal në fasada dhe tarracat e gjelbra) si dhe mbi këtë bazë do të dilet në konkluzione e rekomandime për përmirësimin e situatës nëpërmjet qasjeve dhe teknikave të qëndrueshme.
Qëllimi i këtij monitorimi është të analizojë përfitimet/kostot mjedisore dhe socio-ekonomike të zonave në studim me synimin për të evidentuar ndikimin e habitatit urban në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.