Nga mëngjesi deri në mbrëmje, thuajse në çdo rrugë, qytetarët janë të ekspozuara ndaj ndotjes së lartë akustike. Është gati e pamundur të gjesh një vend të qetë e t`ju shpëtosh borive të makinave apo zhurmës që vjen prej kantiereve te ndërtimeve që kanë mbirë kudo në kryeqytet. Ekspertët thonë se niveli i ndotjes akustike është i lartë dhe tej normave të lejuara sidomos pranë kryqëzimeve. Gjoka: Janë kryqëzimet që ndodhen në perimetrin e sheshit "Skënderbej", sic është kryqëzimi që shkon në rrugën e Dibrës, kryqëzimi që shkon në bulevardin e parë, kryqëzimi i rrugës së Durrësit, ai i rrugës së Kavajës, tek Myslym Shyri, të cilët kanë tejkalim të standardit mbi 25 decibel, nga ai i lejuar 55 decibelëve. Shkaku kryesor sipas Rodion Gjokës, Drejtuesit te Njesise se Mjedisit ne Co-Plan mbetet trafiku i rënduar.
Gjoka: Por edhe aktivitete të ndryshme të ndërtimit janë faktorët kryesorë që e shkaktojnë këtë problematikë. Të rrethuara nga zhurmat janë edhe institucionet arsimore. Klikoni këtu për më tepër.