Ekziston një ndotës tjetër që zvogëlon cilësinë e jetës së njerëzve përveç smogut, ato janë orët e humbura në trafik. Indeksi i trafikut global “Inrix” ka analizuar bllokimin e trafikut urban në 200 qytete të 38 shteteve në botë. Roma dhe Milano janë ndër qytetet në botë me numrin më të madh të orëve të humbura në trafik. Roma është në vendin e dytë me 254 orë ndërsa kryeson Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë me 272 orë. Dublini (Irlanda) është vendi i tretë në botë që harxhon 246 orë në trafik, pasuar nga Parisi me 237 orë dhe Londra me 227 orë. Ndërsa për qytetet e tjera italiane, sipas raportit të Inrix, Firence është në vendin e 15-të me 195 orë të humbura në trafik, Napoli është i 17-ti me 186 orë, Torino është i 22-ti me 167, Genova është 46-ta me 148 orë dhe Bolonja është në vendin e 47-të me 147 orë. Situata është më e mirë në Bari (71 dhe 133 orë të humbura), dhe Palermo (83-të me 119 orë të humbura). Eksperti i mjedisit Rodion Gjoka u shpreh se nga një monitorim i Co-PLAN, qytetarët e Tiranës humbasin në trafik 200 ore që përkthehet në 230 litra karburant më shumë në vit dhe 400 mijë lekë më shumë shpenzime në vit.
Klikoni këtu për më tepër.