Studim: Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë dyfish mbi vlerën standarde të BE-së

Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë është mbi normën e përcaktuar nga Bashkimi Evropian. Sektori që luan rol të rëndësishëm në ndotjen e ajrit është ai i transportit, i ndjekur më pas nga aktiviteti i ndërtimit. Këto të dhëna janë si rezultat i një raporti të publikuar së fundmi nga Instituti për Zhvillimin e Habitatit “Co-Plan“. Në monitorim janë marrë katër qytete, Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Elbasani, përgjatë fundit të vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020. Vëzhgimi është kryer në tre drejtime kryesore si: cilësia e ajrit urban, niveli i zhurmave dhe gjelbërimi urban.

 

Klikoni këtu për më tepër.