Ndotja e ajrit përcaktohet si prania e substancave dëmtuese dhe grimcave me përqendrim më të lartë se nivelet e përcaktuara në nivel kombëtar. Që nga fillimi i revolucionit industrial, ndryshimi i përbërjes së atmosferës ka ardhur për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse fosile
për gjenerimin e energjisë dhe në transport. Ndotja e ajrit ka ndikime negative në mjedisin në të cilin jetojmë. Ajo shkakton probleme
shëndetësore tek njerëzit dhe kafshët, dëmton bimët, ndot ujin, kërcënon jetën ujore, përkeqëson shikueshmërinë. Gjithashtu, ndotja e ajrit është shkaktar i formimit të shiut acid, ngrohjes globale dhe smogut. Burimet e ndotjes së ajrit janë të ndryshme, të tilla si: transporti, industria, djegia e biomasës, përdorimi i radiatorëve dhe kantieret e ndërtimit. Njerëzit e ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotësve të caktuar të ajrit mund të përjetojnëacarime të syve, hundës dhe fytit, vështirësi në frymëmarrje, përkeqësim i problemeve tëmushkërive (si për shembull asma) dhe zemrës (rritja e rrezikut të atakut në zemër). Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit mund të shkaktojë kancer dhe të dëmtojë sistemet
imunologjike, neurologjike, riprodhuese dhe të frymëmarrjes. Në raste ekstreme, mund të shkaktojë edhe vdekjen. Figura 8 identifikon disa prej efekteve në shëndet që shkaktojnë disa prej ndotësve të ajrit. Në qytetet e Durrësit, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës janë monitoruar parametrat e cilësisë sëajrit, si: grimcat e ngurta (PM2.5 dhe PM10), monoksidi i karbonit dhe dyoksidi i karbonit (CO dhe CO2), dyoksidi i azotit (NO2) dhe lëndët organike volatile (VOC).
Dyoksidi i azotit (NO2)
Dyoksidi i azotit është një nga oksidet e azotit i cili çlirohet nga proceset e djegies në temperaturë të lartë. Ky gaz toksik është i kuqërremtë ka një aromë karakteristike, të mprehtë dhe të ashpër. NO2 është një nga ndotësit më të njohur të ajrit. Dyoksidi i Azotit (NO2) është pjesë përbërëse e smogut dhe shkaktar i shirave acidë. Gazrat depërtojnë shumë lehtë në organizmin e njeriut dhe mund të shkaktojnë sëmundje të mushkërive, të rrisin mundësinë e marrjes së viruseve, acarim të syve apo lëkurës. Monitorimi për këtë parametër është kryer në të katërta qytetet. Më poshtë do të gjeni hartat e shpërhapjes së tij për qytetin e Tiranës dhe Shkodrës. Në Tiranë janë monitoruar 84 stacione për 21 nën-zona, ndërsa në Shkodër janë monitoruar 9 stacione për zonën pilot. Niveli më i lartë i përqendrimit është vërejtur në kryqëzimet e rrugëve
ku makinat qëndrojnë për një kohë të gjatë në semafor. Përqendrimet për dyoksidin e azotit i kapërcejnë standardet 2-3 fish (standardi shqiptar dhe i BE-së 0.04μg/m3).
Vlen të theksohet se vlera më të ulëta janë regjistuar në parqet dhe hapësirat e gjelbra, rrugët me flukse të ulët të automjeteve dhe hapësirat pranë institucioneve shtetërore.