Në kuadër të projektit “Mushkëri të gjelbra për qytetet tona”, rrjeti i monitorimit të cilësisë së ajrit, kryesuar nga Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe organizata partnere Milieukontakt Shqipëri, kanë realizuar matje të treguesve të cilësisë së ajrit, përgjatë muajve tetor-dhjetor 2018 (Këtu gjeni artikullin e publikuar). Metodologjia është ndërtuar duke marrë parasysh afërsinë e institucioneve arsimore dhe burimet e ndotjes me sektorët që kanë shkarkimet më të mëdha të ndotësve, si PM2.5, PM 10 CO, CO2, SO2, NO2, O3 dhe VoC), si transporti, industria, zhvillimi urban, të cilët ndikojnë në shëndet, ekosistem dhe dëme materiale. Klikoni këtu për me tepër.