Cilësia e ajrit në zonat e dendura urbane të Tiranës ndikohet ndjeshëm nga emetimet nga sektori i transportit, si ai privat ashtu edhe publik. Ndotës si CO2 - PM10 - NOx - HC - CO që burojnë nga sisteme të konsumuara, janë përgjegjës për një ngarkesë totale vjetore prej 20.263 ton ose e barabartë me 41 kg/person. Në mënyrë që kjo ndotje të përvetësohet natyrshëm, do të duheshin të paktën 203 881 pemë me një moshë mesatare 70-80 vjeç. Këto gjetje tregojnë rezultatet e kryera nga llogaritja e emetimeve për 305 autobusë, që përbëjnë sasinë totale të Transportit Publik të Bashkisë Tiranë. Vetëm 22% e kësaj flote i plotëson standardet e emetimit EURO-5. Ky mund të jetë skenari më optimist pasi nuk është marrë parasysh faktori i amortizimit dhe cilësisë së dobët të karburantit që përdoret për këtë qëllim. Thënë ndryshe, nëse ndotja 40 kg/vit është vetëm pjesa që buron nga automjetet e Transportit Publik, imagjinoni nëse shtojmë 2617 automjete të shërbimit publik, më shumë se 5500 taksi private dhe një mesatare prej 170'000 automjetesh në pronësi private, sa do të ishte ngarkesa e përgjithshme e ndotjes që ju do të duhet të përballeshit mbi baza vjetore. Me shumë mundësi do të kalonte dyfishin e peshës tuaj trupore.
Klikoni këtu për më tepër.