Sa i ndotur është ajri në Tiranë?

Nga prill 2018 e deri më sot në kuadër të projektit Mushkëri të Gjelbra i financuar nga Bashkimi Evropian, Milieukontakt Shqiperi dhe Co-Plan kanë monitoruar cilësinë e ajrit në 84 stacione të ndryshme në qytetin e Tiranës, monitorim i cili do të shtrihet edhe më gjerë përgjatë dy viteve të ardhshme duke mbuluar pothuajse gjithe zonën brenda unazës së madhe në Tiranë. Për matjen e treguesve është përdorur pajisja me bazë sensori të quajtur Aeroqual Series 500. Pajisja e përdorur është një zgjidhje alternative e monitorimit të cilësisë së ajrit e cila jep rezultate në kohë reale. Pajisja funksionon me anë të sensorëve të ndryshëm të gazit dhe sensorë të grimcave për monitorimin e parametrave të ndryshë si PM2.5, PM 10, CO, CO2, SO2, NO2, O3, dhe VOC.

 

Kliko këtu për më tepër.