Rodjon Gjoka drejtuesi i Njësisë së Mjedisit në Institutin Co-plan ka deklaruar në emisionin ABC-ja e mëngjesit se karantina ndikoi për mirë në uljen e ndotjes mjedisore në qendrat urbane. Megjithatë ai theksoi se me rihapjen po rikthehemi sërish aty ku ishim. Gjoka u shpreh se pavarësisht mundësive ekonomike që ofron Tirana në raport me qytetet e tjera, ajo nuk është e këshillueshme për të jetuar. “Në rang global duket sikur toka mori dy muaj pushim për të...